Hysaj i “hakmerret” Napolit, nuk rinovon kontratën

Ndërpriten tratativat për rinovimin e kontratës së Elseid Hysajt me ekipin e Napolit.

“Corriere dello Sport” raporton se futbollisti shkodran një gjë të tillë ua ka bërë me dije edhe drejtuesve të Napolit, me të cilën skuadër ka kontratë deri në vitin 2021.

Hysaj ishte në qendër të merkatos, pasi ishte i tretë në hiearkinë mbrojtësve pas Di Lorencos dhe Malkuit.

Mungesa e ofertave konkrete dhe forma jo e mirë e Ghoulam, bënë që Napoli ta mbante edhe këtë sezon Hysajn, duke refuzuar transferimin e tij te Valencia.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nën drejtimin e Gattusos në javët e fundit u kthye në një xhol të vërtet, duke luajtur në shumë ndeshje nga minuta e parë, raporton KJ.

Gjithsesi kjo nuk e ka bindur për të qëndruar, teksa në verë pritet që ai të gjejë një tjetër skuadër. Agjenti Giuffredi ka ngulmuar se Hysaj duhet të largohet, pasi nuk shihet si zgjedhje e parë.

Leave a Reply