Shevçenko: Milani gjithmonë në zemrën time

Ish ylli i kombëtares ukrainase, Andrij Shevçenko ka përshkruar dashurinë e tij të madhe që ka për ish skuadrën e tij, Milanin.

Legjenda ukrainase e futbollit, përmes llogarisë së tij private në rrjetin social ‘Tëitter’, ka shprehur një gjë të tillë për “Rossonerët”.

43 vjeçari i cili tashmë është trajner, kishte kaluar shtatë sezone me Milan, dhe duket se ato do të mbesin gjithmonë në zemrën e tij.

“Kuq dhe zi, këto dy ngjyra do të jenë gjithmonë në zemrën time”, – ka thënë Sheva për faqen zyrtare të Milan në ‘Tëitter’, transmeton lajmi.net.

“Ato janë ngjyrat e klubit që më kanë dhënë kaq shumë, klubit që më bëri fitues të Ligës së Kampionëve dhe që më ndihmoi të fitoja gijthçka në futboll”, ka shtuar ukrainasi.

Në karrierën e tij me Milanin, Andrij Shevçenko kishte fituar edhe “Topin e Artë”, teksa me fanellën “kuqezi” kishte zhvilluar 322 ndeshje, duke regjistruar plotë 175 gola.

Leave a Reply