Milani dhe Lajpcigu në garë për talentin holandez të AZ Alkmar

Projekti i Milanit është i bazuar te kursimi, rrogat e ulta dhe futbollistët e rinj. Klubi ka vendosur të mos paguajë asnjë lojtar më shumë se 2 milion euro në sezon, vendim që do të ketë edhe pasoja negative.

Gjithsesi, drejtuesit vazhdojnë merkaton dhe pëlqejnë një mesfushor holandez. Ai është Teun Koopmeiners, është 22 vjeç dhe aktivizohet me AZ Alkmaar, skuadër në të cilën mban shiritin e kapitenit.

Aktivizohet si qendërmesfushor, mesfushor shkatërrues dhe në momente të nevojshme mund të luaje edhe si qendërmbrojtës.

Kartoni i Koopmeiners kushton rreth 15 milion euro, mirëpo Milani për të siguruar shërbimet e tij do të duhet të fitoj garën me skuadrën gjermane të Lajpcig. Gjermanët mund të paguajnë më shumë, por Milani beson se do bindë lojtarin të zgjedhë “Serie A”.

Koopmeiners është një produkt i AZ Alkmar dhe është aktivizuar me të gjithë kombëtaret e moshave të Holandës deri në atë U21.

Leave a Reply