Betis dhe Valencia në garë për yllin e Realit

Betisi dhe Valencia janë vënë pas mesfushorit të Realit të Madridit, Dani Sebajos, i cili aktualisht luan si i huazuar me skuadrën e Arsenal.

Sebajos me shumë gjasa nuk do ta vazhdojë aventurën e tij te Arsenali, kurse te Real Madrid vështirë se do të ketë një vend për të.

Pikërisht një gjë të tillë po synojnë ta shfrytëzojnë Betis e Valencia, që kanë shprehur interesim për spanjollin 23-vjeçar.

Sebajos te Arsenali nuk gjeti minutazhin e duhur, ndërsa dëshira e tij që të jetë pjesë e Kombëtares spanjolle në Europianin e ardhshëm, do të bëjë që i njëjti të pranojë të luaj për njërën prej skuadrave spanjolle, ku do të mund të tregonte gjithë aftësitë e tij dhe të konkurronte për një vend në formacionin e kombëtares “iberike”.

Leave a Reply