Në Spanjë vendoset për “Play-off”, askush nuk zbret nga kategoria

Koronavirusi ka paralizuar futbollin tash e dy muaj, madje me pretendime që të tillë ta mbajë edhe për një kohë.

Lajmi i fundit që vjen nga Spanja flet për futsallin e atij vendi, i cili po shkon drejt “Play-Off”-it në Divizionin e Parë dhe Divizionin e Dytë.

Federata e Futbollit të Spanjës ka njoftuar se pas mbledhjes nga komisionet përkatëse, është vendosur që kampionati do të vazhdojë me formatin “Play-Off”, teksa mësohet se asnjë skuadër nuk do të bie nga liga.

“Play-off”-i i Divizionit të Parë do të zhvillohet mes 8 skuadrave të para në renditje, ndërsa format i njëjtë por me model më ndryshe do të bëhet edhe në Divizionin e Dytë.

Leave a Reply