6 raste të reja me “Covid 19” te Fiorentina!

Tre futbollistë dhe tre punonjës të Fiorentinës janë infektuar me koronavirus, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit nga Firenca. Emrat e të infektuarve nuk janë bërë të ditur, teksa që të gjithë janë vendosur në vetëizolim.

Pjesa tjetër e skuadrës do të stërvitet gjatë ditës së sotme sipas planit të paraparë, derisa futbollistët do të ju nënshtrohen testeve mjekësore.

Ende nuk është e qartë data se kur do të rifillojë sezoni në “Serie A”, edhe pse shpresat janë që një gjë e tillë të ndodhë kah fundi i muajit maj, apo edhe fillimi i qershorit, edhe pse vendimi varet nga Qeveria italiane, që megjithatë do ta ketë fjalën e fundit.v

Leave a Reply