Mësohen datat, ja sa do të zgjas merkato e verës në “Serie A”

Merkato e verës në Itali, por jo vetëm, do të jetë ndryshe nga sezonet e tjera. Ekipet e “Serie A” pritet të rikthehen në fushë për të rifilluar kampionatin me datë 20 qershor, ndërsa katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Italisë, Milani, Interi, Napoli dhe Juventusi, do të zbresin në fushë me datat 12 dhe 13 qershor.

Sezoni aktual 2019/20, pritet të përfundojë para datës 3 gusht, ndërsa kompeticionet europiane deri në fund të këtij muaji.

Kjo i lë hapësirë merkatos vetëm pak ditë dhe në Itali, ka dhe data zyrtare kur do të fillojë e kur do të mbarojë.

Merkato në Itali do të startojë me datë 1 shtator, ndërsa klubet e “Serie A” do të kenë mundësinë të përforcohen deri me datë 5 tetor.

Në Francë, merkato ka filluar, ndërsa për kampionatet tjera nuk ka ende vendime!

Leave a Reply