Jasir Asani vazhdon të mbetet pjesë e AIK-ut

Pauza që solli “Covid-19” në gjithë Botën e futbollit, për një çast vendosi në dyshim edhe të ardhmen e shkupjanit, Jasir Asani, i dhënë në formë huazimi te skuadra e njohur suedeze e AIK.

Klubi i Partizanit, që ka në pronësi kartonin e ish fantazistit të FC Shkupit, ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me klubin suedez që periudha e huazimit të shtyhet deri me 30 gusht të këtij viti.

Me pëlqimin e të dyja palëve si dhe vetë futbollistit, ka ardhur dakortësia që e bën Asanin lojtar të AIK-ut deri në fund të këtij edicioni futbollistik.

“Klubi njofton kohëzgjatjen e huazimit të Jasir Asanit te klubi AIK. FK Partizani dhe AIK në marrëveshjen e re të nënshkruar mes palëve kanë vendosur të shtyjnë afatin e huazimit deri në 30 gusht 2020, me të drejtën e blerjes në fund të lojtarit nga gjigandët suedez AIK”, – thuhet në njoftimin e Partizanit.

Leave a Reply