Fenerbahçe e zëvendëson Muriqin me një ish interist!?

Vedat Muriqi me shumë gjasa vetëm pas një edicioni të kaluar te Fenerbahçe, do të largohet nga kjo skuadër, kjo falë edhe interesimit të madh nga skuadrat e mëdha europiane, përfshirë këtu edhe Lacion, që tashmë ka dalë me një ofertë të parezistueshme, prej 20 milion eurosh për shërbimet e yllit të përfaqësueses së Kosovës, shkruan “infOSport.mk”.

Ofertën e skuadrës italiane, drejtuesit e Fenerbahçes, si duket e kanë marrë shumë seriozisht, ndaj dhe duke mos dashur të humbasin shumë kohë, tashmë kanë piketuar edhe pasuesin e Muriqit.

E përditshmja turke “Sabah”, raporton se ai është George Puscas, ish-sulmuesi i Interit. 24-vjeçari i kombëtares rumune, aktualusht është pjesë e skuadrës së Reding, që luan në Championship.

Ndërkohë edhe “Sport.ro” konfirmon që negociatat kanë nisur dhe janë në rrugë të mbarë. Fenerbahçe është gati të bëjë një ofertë serioze për klubin anglez dhe Puscas do të jetë me shumë gjasa zëvendësuesi i Muriqit në majën e sulmit të “gjigantit” turk.

Leave a Reply