Vedat Muriqi shqiptari i radhës te Lacio!

Lacio me Igli Taren si Drejtor Sportiv tashmë është dëshmuar si një skuadër, ku shumë lehtë mund të aterojnë futbollistët shqiptarë. I rradhës që mund ti bashkohet skuadrës nga kryeqendra italiane, është bomberi kosovar i Fenerbahçes, Vedat Muriqi, i cili me 15 golat e tij të shënuar këtë edicion në Superligën e Turqisë, ka tërhequr jo pak vëmendjen e shumë skuadrave të njohura europiane.

Megjithatë si duket Lacio dhe Igli Tare me ofertën 20 milionëshe shihen si favoritë për nënshkrimin e prizrenasit, i cili sezonin e ri futbollistik mund të luajn në “Serie A”.

Klubet po merren me detajet e fundit dhe shumë shpejt pritet të vijë zyrtarizimi i akordit.

Bomberi dardan është rritur shumë nga sezoni në sezon. Një biznes i mirë për Fenerbahce, që pagoi 3.5 milion euro verën e kaluar te Rizespor, klub që do të përfitojë edhe 3 milion euro të tjera, pasi ruajti 15% të kartonit të sulmuesit.

Leave a Reply