E bukur kjo, tifozi mori një kran me qera për të parë skuadrën e tij të zemrës

Futbolli pa tifozë po del të jetë shumë i varfër. Kampionatet evropiane po rifillojnë, por me “Ndeshjet Fantazmë” që nuk lejojnë praninë e tifozëve në stadium.

Përkundër gjithë kësaj, tifozët po përdorin metoda të ndryshme për të parë ndeshjet, ndërsa më specialja vjen nga Polonia.

Një tifozi polak i ka munguar futbolli aq shumë sa ai mori një kran me qera, vetëm për të parë skuadrën e tij të zemrës teksa luante, bën të ditur ‘ESPN’, transmeton lajmi.net.

Tifozi polak ka bërë bujë të madhe nëpër mediet sociale pas këtij veprimi të tij.

Leave a Reply