Emran Ramadanit i përfundoi kontrata me Struga Trim Lum

Emran Ramadani është një futbollistë i lirë, pasi kontrata e tij me Struga Trim Lum ishte valide deri në fillim të këtij muaji, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti tetovar së fundmi ishte pjesë e Struga Trim Lum, te e cila skuadër u transferua verën e vitit të kaluar nga rradhët e Renovës.

Ramadani me fanellën e Struga Trim Lum zhvilloi 20 ndeshje, ndërsa mbetet të shihet nëse i njëjti bënë pjesë në planet e drejtuesve të skuadrës strugane edhe për sezonin e ardhshëm.

Për momentin palët nuk janë ulur për të biseduar për të ardhmen, edhe pse ekziston një mundësi e tillë, bazuar në cilësitë që posedon Ramadani, i cili gjatë karrierës së tij në futbollin tonë vendor ka luajtur edhe me Shkëndijën dhe Korabin e Dibrës, ndërsa gjatë vitit 2018-të pati edhe një aventure 6 mujore te skuadra kampione në fuqi e Shqipërisë, Partizani, transmeton “infOSport.mk”.

Ramadani  në elitën e futbollit vendor numëron 172 ndeshje dhe 30 gola të shënuar.

Leave a Reply