FC Shkupi shumë pranë portierit Davor Taleski!

Edhe pse ende zyrtarisht nuk ka filluar merkatoja e verës, skuadrat nga elita e futbollit vendor kanë filluar të mendojnë për përforcimet e reja për sezonin vijues. Siç mëson “infOSport.mk”, FC Shkupi ka shfaqur interesim për shërbimet e portierit 25-vjeçar Davor Taleski, me të cilin janë në bisedime e sipër.

“infOSport.mk” gjatë ditës së sotme kontaktoi me portierin nga Prilepi, i cili konfirmoi një gjë të tillë:”Po, është e saktë se jemi në kontakte me FC Shkupin. Bisedimet po shkojnë në drejtimin e duhur dhe normal që më vjen mirë që ka interesim për mua nga një skuadër siç është FC Shkupi, kur të gjithë e dimë se çfarë peshe ka kjo skuadër në Maqedoni”.

Davor Taleski llogaritet si një ndër portierët më me perspektivë në vend, i cili ka bërë një karrierë edhe jashtë vendit, ndërsa më parë ishte edhe pjesë e përfaqësueses shpresa të Maqedonisë.

Ai para se ti bashkohej Bregallnicës, ishte pjesë e skuadrës së AE Larisa, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe në Finlandë me skuadrën e FC Honka.

Ndryshe karrierën e tij e kishte filluar te skuadra e “11 Oktomvri”, ndërsa në Maqedoni gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Metalurgut dhe Pobedës.

Leave a Reply