ZYRTARE, Egzon Bejtullai rikthehet te Shkëndija

Egzon Bejtullai edhe zyrtarisht rikthehet te Shkëndija, aty ku kaloi plotë 6 sezone fantastike. Lajmin për rikthimin e mbrojtësit të përfaqësueses së vendit e konfirmuan edhe nga klubi i Shkëndijës, ndërsa “infOSport.mk” një gjë të tillë kishte njoftuar që javë më parë (10.06).

Bejtullai me Shkëndijën ka firmosur kontratë tre vjeçare, duke u rikthyer në klub pas një aventure të shkurtër që e pati te skuadra suedeze e Helsinborg.

Aktualisht mbrojtësi 26 vjeçarë, në Shkëndijë për herë të parë erdhi në vitin 2013 dhe ishte blerja e parë e skuadrës pas hyrjes në klub të sponsorit “Ecolog”.

Ai me kalimin e kohës u rrit në një prej mbrojtësve më të mirë në vend dhe rajon.

Gjatë periudhës së kaluar në Shkëndijë, Bejtullai ishte pjesë e sukseseve më të mëdha në historinë e klubit, duke fituar 2 tituj kampion, 2 trofe të Kupës, ndërsa ishte në mesin e lojtarëve kryesorë edhe në sukseset në Kupat e Europës ku kuqezinjtë në vitet 2016, 2017 dhe 2018 tre herë rresht arrinin në fazën play off të UEFA Europa League. Paralel me sukseset me Shkëndijën, ai u bë pjesë standarde e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply