Me thikë dhe elektro shok në Beograd u sulmua ish futbollisti i Beshiktashit

Futbollisti i Beshiktashit, njëherit anëtarë i përfaqësueses së Serbisë në futboll, Dushko Toshiq, është sulmuar nga persona të panjohur, të cilët kishin qenë të pajisur me elektro shok dhe armë të ftohta.

Toshiq ishte sulmuar në Kalemegdan të Beogradit, përderisa kishte qenë në shoqërim të një trajneri dhe të disa futbollistëve tjerë.

“Na sulmuan një grup huliganësh, të cilët me vete mbanin edhe thika dhe elektro shok. Fatmirësisht gjithçka përfundoi pa pasoja, duke iu falënderuar policisë, e cila menjëherë kishte vënë në pranga sulmuesit. Për fat të keq në gjithë këtë situatë të krijuar kishte mbetur e dëmtuar një grua, që rastësisht kishte ndodhur aty” – ka shpjeguar Toshiq.

Për momentin ende nuk ka informacione të sakta se me cilët futbollistë ka qenë Dushko Toshiq dhe për gruan e lënduar.

35-vjeçari Toshiq nga viti 2018-të është pjesë  eklubit kniez Guangzhu, ndërsa më parë kishte veshur edhe fanellën e Verder Bremen dhe Besiktash.

Leave a Reply