Filip Gligorov largohet nga Vllaznia, por jo edhe Shqipëria

Mbrojtësi nga Shkupi është aktivizuar me skuadrën e Vllaznisë në 24 ndeshje që ka zhvilluar në Kategorinë Superiore dhe dy në Kupën e Shqipërisë. Gligorov mësohet se nuk është paraqitur në stërvitje me kuqeblutë të paktën në javën e fundit. Burimet bëjnë me dije se kurbinasit janë të interesuar për futbollistin e linjës së djathtë të prapavijës.

Në bazë të miratimit që ka bërë FSHF, futbollistët nga Maqedonia nuk regjistrohen si të huaj, kësisoj nuk shtrëngon kurbinasit as në zgjedhjen e titullarëve dhe as në plotësimin e listës së të federuarve për edicionin e ri. Gjatë ditëve në vazhdim pritet që të ketë zhvillime në lidhje me këtë futbollist, i cili pavarësisht marrëveshjes, është i detyruar të presë fundin e sezonit para se të aktivizohet me Laçin.

Leave a Reply