Shkëndija vendoset në Mavrovë

Shkëndija e Tetovës ka ndryshuar ambient dhe është vendosur në Mavrovë për shtatë ditët e radhës për fazën e përgatitjeve. Kushtet ideale dhe freskia që ofron kjo qendër, si dhe fakti që kuqezinjtë do të kenë mundësi të qëndrojnë të bashkuar pas një periudhe më të gjatë janë benefitet që përfiton Shkëndija në Mavrovë.

Stafi teknik i skuadrës tetovare ka kombinuar seancat-stërvitore për kondicionin e forcës si dhe pjesës tekniko-taktike. Kuqezinjtë do të që qëndrojnë në Mavrovë deri të dielën, ndërsa pritet definimi i orarit përfundimtarë i ndeshjeve testuese që do të përballen në këtë fazë të përgatitjeve.

Leave a Reply