Njukasëll largon 6 futbollistë brenda një dite!

Përmes disa mesazheve radhazi të bëra publike sot pasdite në rrjetet sociale, skuadra e Njukasëll Junajyed ka zyrtarizuar largimin e 6 lojtarëve, të cilëve nuk u është rinovuar kontrata. Bëhet fjalë për Mo Diame, Cal Robert, Josef Yarney, Tyriqe Bartlett, Juanito, Otto Huuhtanen dhe Stefan O’Connor.

Një revolucion ky te bardhezinjtë, që duket se do të ndërtojnë një ekip të ri dhe pretendent, pas disa sezonesh ku luhet për mbijetesën në Premier League. Lëvizje që lënë të besosh se trajneri spanjoll Rafa Benitez beson te projekti i ri dhe do të qëndrojë në Angli, duke rinovuar kontratën.

Përmes një mesazhi, Benitez përshëndet lojtarët e larguar: “Dua të falënderoj të gjithë lojtarët që nuk do të jenë pjesë e skuadrës së Newcastle sezonin tjetër. U uroj suksese me skuadrat e reja. Një falënderim i veçantë për Diame, që ka qenë një “shërbëtor” i jashtëzakonshëm në këto 3 sezone. Ka dhënë shumë për këtë ekip në fushë dhe jashtë saj

Leave a Reply