Sileksi edhe sezonin e ri në Ligën e Parë

Skuadra e Sileksit do të vazhdojë të mbetet në elitën e futbollit vendor edhe në sezonin e ardhshëm, pasi fitoi ndeshjen e balotazhit me rezultat 3:2 ndaj Tikveshit të Ligës së Dytë.

Golat për Sileksin i realizuan Rajkoviq dhe dy herë gjeti rrjetën Georgiev, ndërsa për Tikveshin dy golat u shënuan nga Ivanovski.

Kujtojmë që Tikveshi në ndeshjen e parë të balotazhit për Ligën e Parë mundi Labunishtin, por në të dytën skuadra nga Kratova doli më e mirë, duke siguruar kështu vendin në mesin e skuadrave më të mira edhe për sezonin e ardhshëm 2019/20./SHENJA/

Leave a Reply