ZYRTARE, mësohet data e merkatos së verës në Premierligën angleze

Aksionarët e Premierligës kanë rënë dakord për datat që ekipet do ti kenë në disponim për transferimin e futbollistëve të rinj gjatë verës së vitit 2020.

Dritarja do të hapet për 10 javë në fund të sezonit aktual të Premierligës, duke filluar nga 27 korriku dhe do të përfundojë më 5 tetor.

Pas konsultimit me EFL, dritarja e 5 tetorit mbyllet në ora 18:00, kurse merkato vetëm për transferimet/huazimet brenda Anglisë do të zgjatet deri me 16 tetor.

Gjatë kësaj dritare, klubet e Premierligës do të jenë në gjendje të bëjnë biznes vetëm me klube EFL (qoftë si huazim ose transferime të përhershme).

Asnjë transferim nuk mund të bëhet ndërmjet klubeve të Premierligës në këtë periudhë. Dritarja e transferimit pritet ti nënshtrohet aprovimit të FIFA-s.

Leave a Reply