Rabotniçki transferon ish sulmuesin e Vardarit

Fahrudin Gjurgjeviq do të jetë një emër i ri në sulmin e Rabotniçkit në sezonin e ri futbollistik, njofton “infOSport.mk”. Ish sulmuesi i Vardarit dhe Makedonija GJ.P me “romantikët” ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa klubi i tij i fundit ishte Hradec Kralove nga Çekia.

Ndryshe Gjurgjeviq është një fëmijë i Makedonija GJ.P, i cili gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me ekipin serb të Spartak, që më pas të transferohet në Bosnje te skuadra e Zvijezda Gradaçac, ndërkohë në Çeki përveç me Hradec Kralove kishte luajtur edhe me Varnsdorf.

Leave a Reply