Akademia Pandev vjen me dy super përforcime!

Skuadra e Akademia Pandev ka bërë dy super përforcime në prag të sezonit të ri futbollistik që nis sot me ndeshjen Vardari – Boreci, njofton “infOSport.mk”. Emra të ri në rradhët e skuadrës nga Strumica janë Kire Markoski dhe Kristijan Trapanovski. Bëhet fjalë për dy futbollistë që luajnë në krahë, dhe që konsiderohen si përforcime të mëdha për Akademia Pandevin.

Markoski së fundmi ishte pjesë e AEL Limasol, me të cilën skuadër kishte ndërprerë kontratën që në muajin shkurt. Ndryshe gjatë karrierës së tij, Markoski kishte luajtur edhe me Spartak Trnavën, ndërsa në futbollin vendor kishte veshur fanellën e Rabotniçkit dhe Makedonija GJ.P.

Ndërkohë Trapanovski pas aventurës europiane, vendosi që pas 3 viteve sërish të rikthehet te Akademia Pandevi. 20-vjeçari me origjinë nga Manastiri verën e vitit 2017-të nga Ak.Pandevi ishte transferuar te gjigandët çek të Sparta Pragës, për të provuar veten më pas edhe te Tatran Preshov dhe Podbrezova, njëherit klubi i tij i fundit në Çeki.

Kujtojmë Trapanovski aktualisht është edhe pjesë e përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, për të cilën ka zhvilluar 8 paraqitje.

Trapanovski me fanellën e ekipit të parë të Akademia Pandev, pritet që të debutojë të dielën në qytetin e tij të lindjes, në Manastir, përballë Pelisterit.

Në këtë ndeshje Akademia Pandev do të zbres në fushë me fanellat e reja, të cilat i prezantuan gjatë ditës së sotme në praninë e pronarit të tyre, Goran Pandev.

Leave a Reply