Barcelona me Messin bënë detyrën ndaj Napolit, kualifikohet në çerekfinale të LK (VIDEO)

Falë Lionel Messit, Barcelona ka arritur të sigurojë kalimin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Skuadra “katalunase” sonte në “Kamp Nou” shënoi fitore 3:1 përballë Napolit të Xhenaro Gatuzos, duke siguruar kalimin në fazën tjetër të garave, me rezultatin e përgjithshëm 4:2.

Napoli e nisi vrullshëm takimin duke qëlluar shtyllën pas vetëm 90 sekondave me anë të Mertens, megjithatë Barcelona u zgjua shpejtë nga gjumi.

Klement Lenglet shënoi për 1:0 pas vetëm 10 minutave lojë, kur pas harkimit të Rakitiç nga rivënia e këndit, francezi qëlloi saktë me kokë.

13 minuta më vonë, Lionel Messi me një super aksion individual shënoi për 2:0, duke lehtësuar frymëmarrjen për ekipin “katalan”.

Argjentinasi gjeti golin edhe në minutën e 30’, por teknologjia VAR e vlerësoi si të parregullt.

Kurse, në fundin e pjesës së parë u shënuan edhe dy golat që vendosën rezultatin final të këtij takimi.

Luis Suarez dhe Lorenzo Insigne të dy u treguan të saktë nga pika e bardhë, për rezultatin final 3:1.

Me këtë fitore, Barcelona vazhdon rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, ku tashmë do të ketë punë me kampionët e Gjermanisë, Bajernin e Munihut, që në ndeshjen tjetër si vendas demoloi Çelzin, duke e mundur me shifrat 4:1.

Leave a Reply