Sileksi “luan tenis” me Bellasicën në Strumicë (VIDEO)

Sileksi ka bërë startin më të mirë dekadën e fundit në elitën e futbollit vendor, duke shënuar fitore 6:0 në udhëtim te Bellasica në Strumicë, njofton “infOSport.mk”.

Sileksi avanson ndaj Bellasices ne Strumice

Sileksi avanson ndaj Bellasices ne StrumiceBELLASICA – SILEKSI 0:1(Ivanovski 47')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 9 август 2020 г.

Që të 6 golat skuadra nga Kratova i shënoi gjatë pjesës së dytë, ndërsa serinë e golave e nisi Ivan Ivanovski në minutën e 47-të, kur me kokë shënoi në rrjetën e vendasve, ndërsa ish futbollisti i Bellasicës, Pepi Georgiev në minutën e 59-të ngirti epërsinë e Sileksit në 2:0.

Sileksi shenon edhe golin e dyte ndaj Bellasices

Sileksi shenon edhe golin e dyte ndaj BellasicesBELLASICA – SILEKSI 0:2(P. Georgiev 59')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 9 август 2020 г.

Në minutën e 70-të golin e tij të parë në këtë ndeshje e realizoi Dejan Ristov, kur nga brendia e zonës shënoi me të djathtën e tij, ndërsa armën e tij të fortë e përdori edhe në minutën e 84-të, kur nga gjuajtja e lirë realizoi një super gol.

Sileksi shenon edhe golin e dyte ndaj Bellasices

Sileksi shenon edhe golin e dyte ndaj BellasicesBELLASICA – SILEKSI 0:2(P. Georgiev 59')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 9 август 2020 г.

4:0 ishte rezultati deri në ato momente, mirëpo kjo sikur nuk u mjaftoi të përzgjedhurve të trajnerit Goran Simov, që në minutat e fundit të takimit të shënojnë edhe dy gola të tjerë.

Denis Ristov shenon eurogol nga gjuajtja e lire

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 9 август 2020 г.

Fillimisht serbi Stefan Djuriç në minutën e 88-të shënoi për 5:0, ndërkohë rezultatin përfundimtarë, Bellasica 0, Sileksi 6, e vendosi rezervisti Kristijan Kostovski në minutën e 92-të.

Sileksi numëroi deri në 6-të ndaj Bellasicës në Strumicë

Sileksi numëroi deri në 6-të ndaj Bellasicës në StrumicëBELLASICA – SILEKSI 0:6(K. Kostovski 90+2')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 9 август 2020 г.

Ishte ky një paralajmërim i mirë nga ana e skuadrës së Sileksit, për ato sfida shumë të rëndësishme që e presin këtë skuadër në eliminatoret e Ligës së Kampionëve. Kujtojmë gjatë ditës së sotme skuadra nga Kratova mësoi edhe kundërshtarin e parë që do të ketë në këtë fazë. Ajo është skuadra e njohur nga Azerbejxhani, Karabahu.

Leave a Reply