Bellasica dhe FC Shkupi bëjnë paqe pas 45 minutave të para (VIDEO)

Është mbyllur me barazim pa gola pjesa e parë e takimit midis Bellasicës dhe FC Shkupit, i vlefshëm për javën e tretë në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Të parët që u kanosën në këtë ndeshje ishin vendasit, mirëpo tentativa e Antonio Kalanoskit, që përfitoi nga një pakujdesi e Glishiç, me mjaft sukses u ndalë nga ana e portierit Naumovski.

Kanosjen e parë më serioze mysafirët nga Shkupi e patën në minutën e 33-të, kur Darboe goditi nga gjuajtja e lirë, por portieri i vendasve, Siljanovski devijoi topin.

Mbyllet pa gola pjesa e pare ne Strumice midis Bellasices dhe FC Shkupit

Mbyllet pa gola pjesa e pare ne Strumice midis Bellasices dhe FC Shkupit

Публикувахте от infosport.mk в Петък, 21 август 2020 г.

Rastin më të mirë për të shënuar, FC Shkupi e pati në minutën e 39-të, mirëpo Darko Glishiç nuk përfitoi nga mundësia e dhënë dhe super asisti i Besar Isenit, i cili i servoi një top para portës kundërshtare mbrojtësit të majtë, mirëpo goditja e tij ishte shumë e dobët.

Në fund rezultati mbeti i pandryshuar, 0:0, edhe përkundër tentativës së kapitenit Iseni në minutat shtesë nga gjuajtja e lirë, transmeton “infOSport.mk”.

Kujtojmë kjo është ndeshja e parë e javës së tretë, ndërsa nesër ndeshjet e tyre do ti zhvillojnë edhe dy skuadrat tjera shqiptare, Shkëndija dhe Renova, skuadra këto që bashkë me FC Shkupin javën tjetër do të zhvillojnë ndeshjet e tyre në kuadër të eliminatoreve të Liga Europa.

Leave a Reply