Ish sulmuesi i Pobedës, Nvabueze pranoi çmimin “Këpuca e Artë”

Ish sulmuesi i Pobedës, Kyrian Nvabueze ka pranuar sot trofeun “Këpuca e Artë”, pasi u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit që sapo lamë pas në Superligën shqiptare.

Futbollisti nigeriano-amerikan, edicionin e kaluar me fanellën e Laçit realizoi plotë 24 gola. Këtë çmim në ambientet e Federatës shqiptare, Nvabueze e pranoi nga sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

Nvabueze u shpreh i lumtur për arritjen dhe për këtë çmim të fituar.

NVABUEZE: KËTË ÇMIM I’A DEDIKOJË VËLLAIT TË NDJERË

Ndihem mirë, mendoj se gjithçka që kisha parashikuar në fillim të sezonit të bëja, funksionoi në mënyrë perfekte për mua. Ky është një lloj dedikimi për familjen time dhe veçanërisht për vëllanë tim, që ka ndërruar jetë dhe kjo ‘Këpucë e Artë’ është për të. Niveli është i mirë, jam i lumtur këtu dhe ndihem rehat kur luaj në këtë ligë. Mendoj se është një çmim i përbashkët, si skuadër, është një histori për Laçin, mendoj se çdokush ishte shumë entuziast që diçka e tillë e madhe të ndodhte këtë sezon, jam i lumtur. Është një çmim individual, por mendoj edhe si skuadër, pasi ka bërë shumë mirë” – tha Kyrian Nvabueze.

Leave a Reply