Koronavirusit nuk i shpëtoi as njeriu më i shpejtë në Botë, Usain Bolt

Usain Bolt ka rezultuar pozitiv me Koronavirus vetëm disa ditë pasi festoi 34-vjetorin e lindjes së tij. Në ditëlindjen e njeriut më të shpejtë në Botë morrën pjesë shumë emra të rëndësishëm, ndër të cilët ishte edhe futbollisti i Mançester Sitit, Rahim Sterling.

“Nationwide90fm”, një radio në Xhamajkë, raportoi se sprinteri më i madh i të gjitha kohërave ka marrë virusin dhe do të kalojë në izolim derisa testi t’i dalë negativ.

I njëjti burim thotë se 34-vjeçari e kishte bërë tamponin disa ditë më parë dhe se përgjigjen e mori të dielën.

Ishulli i Karaibeve ka pasur gjithsej 1 413 raste me Koronavirus dhe 16 vdekje në total.  Të shtunën, kryeministri Andreë Holness paralajmëroi një rritje të rasteve poztive dhe u bëri thirrje banorëve që të jenë vigjilentë për të parandaluar përhapjen. “Ka nevojë për vetëdije … për përgjegjësi personale nga secili qytetar,” – tha ai.

Leave a Reply