Bartomeu konfirmon Valverden në krye të Barcelonës

Ernesto Valverde do të vijojë të jetë trajner i Barcelonës. Një gjë të tillë ka konfirmuar numri një i skuadrës “katalunase”, Josep Maria Bartomeu, në një intervistë për radion “RAC 1”.

Bartomeu ka mbetur i kënaqur nga puna e trajnerit spanjoll, me të cilin Barcelona këtë vit rrëmbeu dy titujt në Spanjë, atë të kampionit dhe Kupës së Mbretit.

“Valverde do të jetë trajner i Barcelonës edhe sezonin e ardhshëm. Ai dëshiron që të qëndrojë me ne dhe unë në asnjë moment nuk e kam menduar largimin e tij”, – deklaroi Bartomeu.

Presidenti i Barcelonës, më pas bëri vlerësimin e tij për sezonin që është në fundin e saj, i cili sipas tij ka qenë i shkëlqyeshëm: “Sezonit i vë notën 9, ishte i shkëlqyer. Por, të kishim vijuar rrugëtimin në Ligën e Kampioneve do të merrnim fletë lavdërimi. Fituam 2 tituj, me rekord të pathyeshmërisë, jemi shumë të kënaqur”.

 

Leave a Reply