Kuman është ai që po e “largon” Messin nga Barcelona!

Largimi i Lionel Messit nga Barcelona për momentin është top tema kryesore në të gjitha mediat sportive. Shumë media të njohura kanë shkruar versionet e tyre, ndërsa e përditshmja, “Olè” në Argjentinë, ka shkuar paksa më larg, duke treguar edhe arsyen se pse Messi dëshiron të largohet nga klubi i tij i zemrës.

Sipas tyre, është trajneri i ri i “katalunasve”, Ronald Kuman, arsyeja kryesore pse Messi dëshiron të largohet nga “Kamp Nou”.

Trajneri, duke iu drejtuar argjentinasit, ia ka thënë: “Privilegjet në skuadër kanë mbaruar. Duhet të bësh gjithçka për ekipin. Do të jem i papërkulur, duhet të mendosh për skuadrën”.

Një fjalim ky, që ka prekur thellësisht Lionel Messin, i cili gjithmonë ka dhënë më të mirën për fanellën e Barcelonës, për të cilën skuadër ka zhvilluar gjithsej 731 ndeshje zyrtare, duke shënuar 634 gola. Vetëm në La Liga Messi numëron 485 ndeshje, 444 gola dhe 201 asiste.

 

Leave a Reply