Golat nga ndeshja Neftçi Baku – FC Shkupi (VIDEO)

FC Shkupi është ekipi i vetëm nga 3 ekipet përfaqësuese të Maqedonisë në Liga Europa që u eliminua mbrëmë nga ndeshjet e Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra shkupjane u mund 2:1 në udhëtim nga Neftçi Baku në Azerbejxhan, një skuadër kjo e njohur në futbollin europian, që thuajse çdo vit merrë pjesë në garat europiane.

Që të 3 golat u shënuan në pjesën e dytë, në të cilën, FC Shkupi 20 minutat e fundit i zhvilloi me një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit të Umar Gudiabi me të kuq (dy kartonë të verdhë).

Ndryshe Neftçi avansoi në minutën e 66-të falë golit të shënuar nga marokeni Sabir Bugrine, ndërsa golin e dytë skuadra azere e gjeti dy minuta para fundit të takimit, në ato momente kur FC Shkupi po kërkonte golin e barazimit.

Autorë i golit të dytë ishte Anton Krivotsjuk, i cili shfrytëzoi një harkim nga rivënia e këndit dhe me kokë nga afërsia shënoi në rrjetën e Naumovskit.

FC Shkupi golin e nderit në këtë takim e gjeti në minutat shtesë me anë të Dembo Darboe, i cili formën e tij të mirë e shfaqi edhe në garat europiane, duke shënuar golin e parë me fanellën e FC Shkupit dhe gjithsej të 6-tin në 4 ndeshje të këtij sezoni.

Leave a Reply