Shkëndija krahë për krahë me Milanin, Totenhamin në vazon e skuadrave favorite

Shkëndija mori një kualifikim të merituar ditën e djeshme teksa mposhti me rezultatin 2:0 në udhëtim azerët e Sumgait, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra tetovare në këtë ndeshje iu falë golave të dyshes sulmuese, Besart Ibraimi dhe Lupçe Doriev, ndërsa tashmë ata presin të mësojnë emrin e kundërshtarit për në raundin e dytë eliminatorë të Liga Europa.

“Kuqezinjtë” nga Tetova janë renditur në vazon e ekipeve favorite, duke i ikur në këtë mënyrë një përplasjeje me gjigandët europian, si Milani, Totenhami, Bazeli, Galatasaraj, Granada, apo edhe Gllazgou Renxhers.

Ndërkohë Renova bënë pjesë në listën e skuadrave jo favorite, aty ku ndodhen edhe tre skuadrat përfaqësuese nga Shqipëria, Kukësi, Teuta dhe Laçi. Që të gjitha këto skuadra mund të jenë edhe kundërshtarë potencial të Shkëndijës, mirëpo gjithçka zyrtare pritet të mësojmë me 31 gusht, kur edhe zyrtarisht do të hidhet shorti për ndeshjet e raundit të dytë eliminatorë në Liga Europa.

Leave a Reply