Angellovski: Pauza e gjatë dhe koha e bënë të veten, rëndësi kanë pikët

Seleksionuesi i përfqësueses së Maqedonisë Igor Angellovski, pas përfundimit të ndeshjes kundër Armenisë, në konferencën për shtyp dha përshtypjet e tij për takimin në fjalë, në të cilin Maqedonia sot mundi Armeninë me rezultatin 2:1, në ndeshjen e parë të vlefshme për ndeshjet e Ligës C në Ligën e Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

Për Angellovskin me rëndësi kanë pikët, duke pasur parasysh se ky takim u zhvillua në kushte tejet të vështira, kjo për shkak të nxehtit që mbizotëroi sot në vendin tonë, por gjithsesi duhet pasur parasysh edhe pauzën e gjatë që përfaqësuesja e vendit, tashmë një kohë të gjatë nuk ka zhvilluar ndeshje, kjo për shkak pandemisë “Covid19”.

“Uroj futbollistët e mi, pasi vërtetë luajtëm në kushte shumë të vështira për lojë. Përballë kishim një temperaturë që shkaktonte probleme  në fushë, dhe është normale të ketë oscilacione. Për fat të mirë tonin, kjo nuk nidkoi në rezultat. Dëshmuam se mundemi dhe dimë të luajmë për rezultat. Nuk kam asnjë vërejtje, pasi është normale se pas një pauze të gjatë të luhet një ndeshje e tillë. Më vjen keq që organet kompetente kishin vendosur të luajmë në terminin prej orës 15:00, ndërsa gjithashtu kanë reduktuar numrin e zëvendësimeve nga 5, në 3. Mendoj se në kushte të këtilla duhet të mendojmë edhe për futbollisttë” – tha fillimisht Angellovski, i cili bëri edhe një rekapitulim të ndeshjes.

“Mendoj se atë që e thash në fillim, se do të luajmë për fitore, atë edhe e bëmë. Herët e hapëm ndeshjen, që më pas të kemi edhe dy raste për gol, por që nuk i’a arritëm qëllimit. Shishkovski ndali një aksion të mirë të armenëve. Më vonë erdhi edhe penaltia e dytë, duke avansuar me rezultatin 2:0. Kjo bëri që neve të mos kemi nevojë për të bërë presion me 200%.  Me vetëdije ua lëshuam mesfushën atyre. Në pjesën e dytë kishim disa raste serioze për gol, me të cilët do kishim mundur ta mbyllnim ndeshje. Mirëpo nuk i vë sy fitores së arritur në dhëmbë, pasi jam i kënaqur nga rezultati” – përfundoi Angellovski.

Kujtojmë Maqedoninë pas 3 ditëve e pret ndeshja e dytë në kuadër të grupi 2 të Ligës “C” së Kombeve, kësaj rradhe kundër Gjeorgjisë në Tblilsi.

Leave a Reply