Formacionet zyrtare, Ishujt Faroe U21 – Maqedoni U21

Shpresat e Maqedonisë pas pak në Torshavn kundër Ishujve Faroe do të zhvillojnë ndeshjen e xhiros së 6-të në kuadër të grupit të 6-të eliminatorë për kualifikim në Europianin e ardhshëm për të rinj, njofton “infOSport.mk”.

Bllagoja Milevski tashmë ka zbardhur formacionin, me të cilin do ti kundërvihet kundërshtarit të sotëm, ndaj të cilit pritet një rezultat pozitiv.

Agron Rufati edhe për shkak të një lëndimi që morri në ndeshjen paraprake me Spanjën në Shkup, është në mesin e futbollistëve titullarë, njëjtë sikurse edhe Erdon Daci, që do të veprojë në mesfushë, ndërsa Lavdrim Fazliu, Blerton Sheji dhe Sefer Emini, rastin e tyre do ta kërkojnë nga bankina.

Ndeshja Ishujt Faroe – Maqedoni e Veriut starton në ora 15:00, ndërsa më poshtë mund të shihni edhe formacionet zyrtare të të dyja ekipeve kombëtare.

Erdon Daci dhe Agron Rufati titullarë….Lavdrim Fazliu, Blerton Sheji dhe Sefer Emini mbeten në bankinë te Maqedonia U21

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 8 септември 2020 г.

Leave a Reply