Besart Ibraimi në element, Shkëndija merr kryesimin në LPFMV (VIDEO)

Shkëndija ka marrë një fitore sipas planit në ndeshjen e javës së 5-të kundër Bellasicës në udhëtim, duke marrë kryesimin në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Të përzgjedhurit e trajnerit Ernest Gjoka morrën një fitore komode 3:0, ndërsa në element në këtë ndeshje doli të jetë Besart Ibraimi, që shënoi dy gola, ndërsa një tjetër realizoi Enur Totre.

Ennur Totre kalon ne epersi Shkendijen ne Strumice perballe Bellasices

Ennur Totre kalon ne epersi Shkendijen ne Strumice perballe BellasicesBELLASICA – SHKËNDIJA 0:1 (E. Totre 53')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 12 септември 2020 г.

Që të tre golat “kuqezinjtë” i realizuan në pjesën e dytë, ndërsa i pari që shënoi ishte mesfushori Totre. Ky i fundit përfitoi nga një devijim i topit nga ana e portierit Siljanovski dhe në minutën e 54-të kaloi në epërsi Shkëndijën. Këtij goli i parapriu edhe një gabim trashanik i mbrojtësit vendas, Zoran Mitevski.

Besart Ibraimi i sigurte nga pika e bardhe, Shkendija dyfishon rezultatin ndaj Bellasices

Besart Ibraimi i sigurte nga pika e bardhe, Shkendija dyfishon rezultatin ndaj BellasicesBELLASICA – SHKËNDIJA 0:2(B. Ibraimi 83')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 12 септември 2020 г.

Edhe pas këtij goli, Shkëndija kishte dominim të lehtë në fushën e  blertë, ndërsa “kuqezinjtë” në minutën e 83-të përfituan penalti, të cilën në gol e shndërroi Besart Ibraimi. Për bomberin kërçovar ishte ky goli i tretë i shënuar nga pika e bardhë këtë edicion, pas atyre ndaj Makedonija GJ.P në Shkup dhe kundër Neftçit në kuadër të Liga Europa.

Besart Ibraimi shenon nje super gol ndaj Bellasices

Besart Ibraimi shenon nje super gol ndaj Bellasices, siguron fitoren e "kuqezinjëve"BELLASICA – SHKËNDIJA 0:3(B. Ibraimi 87')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 12 септември 2020 г.

Ibraimi doli në skenë edhe në minutën e 86-të, kësaj rradhe duke shënuar nga loja një super gol me një goditje nga distanca.

Për Ibraimin ishte ky goli i tretë sezonal në LPFMV, aty ku Shkëndija tashmë kresyon renditjen me 11 pikë, 1 më shumë se Sileksi i vendit të dytë që humbi në transfertën ndaj Struga Trim Lum.

Bellasica rastin më të mirë për të shënuar golin e nderit në këtë takim e pati në minutat shtesë të takimit, mirëpo goditjen e Aleksandar Milushev nga penaltia e ndali portieri Kostadin Zahov.

Kostadin Zahov pret penaltinë e Milushev

Kostadin Zahov pret penaltinë e Milushev

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 12 септември 2020 г.

 

Leave a Reply