FC Shkupi, Renova dhe Gostivari kalojnë tutje, Veleshta mundet nga Kozhuvi

FC Shkupi, Renova dhe Gostivari pa shumë probleme janë kualifikuar për në ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e FC Shkupit luajti në Vinicë përballë ekipit të Slloga, ndaj së cilës në fund shënoi fitore 2:1. Punën e tyre “bardhekaltërit” nga Çairi e bënë gjatë pjesës së parë, kur edhe shënuan golat e fitores falë dyshes Dembo Darboe dhe Fredi Alvarez.

Gostivari me “manita” përcolli për në Kavadar Tikveshin. Që të gjithë 5 golat skuadra e Gostivarit i realizoi gjatë pjesës së dytë, ndërkohë një fitore komode, edhe përkundër faktit se luajti me një futbollistë më pak në fushë, realizoi edhe Renova në udhëtim te Ohrid Lihnidos.

Skuadra nga Xhepçishti falë golave të shënuar nga Shefit Shefiti dhe Alen Jasharovski gjatë pjesës së parë, si dhe të Artan Veliut dhe Emran Ramadanit në të dytën, në fund shënoi fitore të madhe 4:0 përballë Ohrid Lihnidos.

Një fitore të thellë realizoi edhe Pelisteri, duke mundur 4:0 Lubotenin. Dy gola në këtë ndeshje për skuadrën nga Manastiri realizoi, Lavdrim Fazliu, ndërsa nga një gol realizuan sulmuesit, Hot dhe Manevski.

Veleshta në Strugë u mund nga Kozhuvi, ndërsa një fitore të thellë realizoi Bellasica në transfertën kundër Rosoman (1:5).

Ndërkohë 3 ndeshje do të vendosin penaltitë, edhe atë në stadiumin në Gjorçe Petrov, në përballjen midis Makedonija GJ.P dhe Pobedës, ndeshje kjo që u mbyll me rezultatin 0:0, njëjtë sikurse edhe ajo në Kërçovë, midis Vëllazërimit vendas dhe Rabotniçkit, derisa ruleti i penaltive do të vendos edhe fatin e ndeshjes midis Sasa dhe Borecit në Kamenicë. Pas 90 minutave lojë në këtë ndeshje, rezultati ishte 2:2.

Kujtojmë dje, Vardari vetëm përmes ruletit të penaltive eliminoi Vardarin e Forinës, ndërsa 4 skuadrat gjysmëfinaliste të edicionit të kaluar, Shkëndija, Akademia Pandev, Struga Trim Lum dhe Bregallnica, do të luajnë direkt në ndeshjet e 1/8 së finales.

Kupa e Maqedonisë, 1/16 e finales

Slloga Vinica 1:2 FC Shkupi
Gostivari 5:0 Tikveshi
Pelisteri 4:0 Luboteni
Makedonija GJ.P 0:0 (penalti) Pobeda
Labunishta 0:3 Sileksi
Ohrid Lihnidos 0:4 Renova
Sasa 2:2 (penalti) Boreci
Vëllazërimi 0:0 (penalti) Rabotniçki
Veleshta 1:2 Kozhuvi
Rosoman 1:5 Bellasica
Kit Go 18:00h Skopje

E martë:

 
Vardar Forina

2:2 (8:9pen.)

Vardari

 

Leave a Reply