Shpërthen edhe Suat Zendeli: S’bën Ardiani, Zeko, Ertani e as Muki? Mjaftë më!

Për largimin e Muharem Bajramit nga Shkupi, nuk ka mundur të mos reagoj edhe legjenda e Shkupit, Suat Zendeli. Ky i fundit me shumë mllef nga ndodhitë e fundit, ka ngritur zërin kundër padrejtësive, duke thënë se ju bëhet nënçmim legjendave dhe personave që kanë derdhur djers për fanellën e Shkupit me vite të tëra.

REAGIMI I PLOTË I SUAT ZENDELIT:

Une si ish-kapiten dhe lojtar i kesaj skuadre vleresoj se koha e heshtjes mori fund. Nuk kam folur per veten, sepse nuk doja te keqkuptohem me pretendime se flas nga inati dhe interesi personal. Por duke pare rjedhen e gjerave te klubi i zemres Shkupi, mendoj se eshte koha qe te gjithe ne qe na djeg zemra per kete klub, te ngrejme zerin kunder perdhosjes se klubit dhe nencmimit qe u behet legjendave dhe personave qe kane derdhur djersen per Shkupin me vite te tera, qe kane sjellur tituj dhe qe nuk u kane kthyer shpinen klubit edhe ne koherat me te veshtira.

Per mua eshte e papranueshme qe te vije nje ordiner palaco nga Turqia dhe te nencmon gjithe shkupjanet pa perjashtim. Ne nuk jemi marioneta, por ne punojme ne baze te karakterit dhe dijes qe kemi. Nuk tolerojme te fus hundet aty ku trajneri mer vendimet dhe nuk i zhveshim breket para askujt.

Ti marrim gjerat me rradhe:

– Si mund te sqarojme largimin e Ardian Nuhiut ne kushte kur ekipi ishte dy pike larg vendit te pare. Nuk ben Nuhiu per Shkupin e tij, ndersa fiton titullin dhe kalon ture ne Europe me Driten e Gjilanit.

– S’ben Zekirija Ramadani per ordinerin e Shkupit, ndersa fiton tituj ne Kosove me disa skuadra.

– Nuk bej une Suad Zendeli, sepse s’pranoj te behem servil i nje fundrine te ardhur me bagazh kriminel nga Turqia. Shkupi ska nevoje per ciftin e tij, Shkupit ka nevoje per efendi nga Turqia.

– S’ben Ertan Demiri, qe i dha shume kesaj skuadre.

– Nuk ben Qatip Osmani, legjende e futbollit ne Maqedoni, fitues titujsh e sukseseve ne Europe, ndersa degjenerohet nga mjeshterit turq te Shkupit tone dashur.

– Mos flas per sa lojtare te dale nga Shkupi e qe u perzune nga klubi i tyre i zemres, duke u detyruar sot te luajne gjithandej, derisa fanella bardhekalter u jepet mercenareve qe kurre nuk do ja dijne peshen.

– Dhe sikur mos mjaftonte gjithe kjo, pa fije turpi e largojne edhe pishtarin e fundit te ngelur ne klub, Muharem Bajramin ne kushte kur skuadra eshte vetem nje hap larg vendit te pare. E largon nje pis i flliqur nga Turqia qe klubin nuk e ka per gje tjeter pervec interesave te tija personale.

Mjaft me! A thua s’kemi bere ne aq per klubin dhe futbollin ne pergjithesi ne Maqedoni, qe te del dikush e te na mbroje.

Erdhem dhe u kthyem te Shkupi per ti kthyer klubit dhe shkupjaneve krenarine, por permes rruges se vetme qe njohim ne, me besnikeri, sinqeritet, profesionalizem, perkushtim e dashuri, ashtu si qe e meriton ky klub. Ne i lame edhe shume borxhe klubit. Nuk erdhem per te fituar para, por erdhem per te ndihmuae klubin. Nderkohe ai erdhi per ta mjele dhe per ta rrjepur klubin. Kujdes! Jane lojera te rrezikshme qe nuk vlejne vetem nencmim dhe largim i legjendave, por edhe futje e klubit ne ujera te pista qe mbase ne te ardhmen mund te na kushtojne shume.

Çuditerisht ky i degjeneruari pretendon serish te sjell ne klub nje trajner te eshit te vet, pijanec, narkoman, trajner qe e gjen gjithandej ne diskoteka me tiparet me te flliqura njerezore. Shkupi krenar nuk meriton as kete lloji te trajnerit e as me pak keto tipa njeresish si pronari turk.

Eshte koha e fundit qe gjithe shkupjanet se bashku te ngrejme zerin, per te mos lejuar klubi te fundoset nga lojerat e flliqura qe bejne keta njerez ndaj legjendave te Shkupit.

Leave a Reply