Mësohen çiftet e 1/8 së finales së Kupës

Janë mësuar çiftet e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, që këtë vit do të zhvillohet me një format të ri, ndryshe nga vitet e kaluara, njofton “infOSport.mk”.

Goglat na sollën disa ndeshje mjaft interesante, siç janë ato mes skuadrave nga Liga e Parë. Akademia Pandev do të mirëpret Vardarin, Struga Trim Lum do të përballet me Bellasicën, ndërkohë në Tetovë Renova do të luajme Pelisterin.

Shkëndija e Tetovës peshkoi Gostivarin, FC Shkupi për kundërshtarë në Çair do të ketë Kit Go, Kozhuvi do të luaj me Sileksin, ndërkohë në Shtip Bregallnica do të mirëpret Bellasicën.

Përballja e fundit është ajo midis Makedonija GJ.P dhe Sasa-s nga Kamenica.

Kujtojmë këtë edicion do të zhvillohen vetëm nga një ndeshje, ashtu që fituesi kalon në raundin tjetër. Në rast barazimi skuadrat do të ju drejtohen menjëherë penaltive.

Ndeshjet e 1/8 së finales janë paraparë të zhvillohen me 21 tetor.

Kupa e Maqedonisë, 1/8 e finales

Shkëndija 21.10 Gostivari
FC Shkupi 21.10 Kit Go
Renova 21.10 Pelisteri
Struga T&L 21.10 Rabotniçki
Ak.Pandevi 21.10 Vardari
Mak. Gj.P 21.10 Sasa
Kozhuvi 21.10 Sileksi
Bregallnica 21.10 Bellasica

Leave a Reply