Turqit e FC Shkupit rikthejnë Umit Karan në krye të skuadrës nga Çairi!

Umit Karan pritet që të marrë drejtimin e FC Shkupit. Skuadra nga Çairi të hënën befasoi të gjithë me shkarkimin e trajnerit Muharem Bajrami, ndërsa informacione pranë klubit “bardhekaltër” për “infOSport.mk” bëjnë me dije se vendin e Bajramit do ta zë ish legjenda e futbollit turk dhe Galatasarajit, Umit Karan.

Ky i fundit skuadrën nga Çairi e kishte udhëhequr nga tetori i vitit 2018 deri në gusht të vitit 2019.

Umit Karan skuadrën e FC Shkupit e kishte udhëhequr në 31 ndeshje kampionale, duke arritur 13 fitore, 8 barazime dhe 10 disfata.

Vlen të theksohet se strategu turk që në edicionin e tij të parë në krye të FC Shkupit, arriti që të kualifikojë skuadrën nga Çairi për në ndeshjet e Liga Europa.

Leave a Reply