FC Shkupi edhe zyrtarisht prezanton turkun Umit Karan

Umit Karan edhe zyrtarisht ka marrë timonin e FC Shkupit, të cilën skuadër e kishte udhëhequr nga tetori i vitit 2018 deri në gusht të vitit 2019, njofton “infOSport.mk”.

Karan në postin e trajnerit do të zëvendësojë Muharem Bajramin, i cili ditë më parë u shkarkua nga ana e drejtuesve të skuadrës nga Çairi.

Umit Karan menjëherë ka filluar punën me ekipin e tij të ri të vjetër, për sfidën e rradhës kampionale, që në fundjavë do ta zhvillojë kundër Borecit.

Kujtojmë FC Shkupi në 7 javët e para nën drejtimin e Muharem Bajramit grumbulloi 13 pikë,duke u renditur në pozitën e dytë me 13 pikë.

Shkarkimi i Bajramit solli shumë reagime në opinionin sportiv në vend, ndërsa mbetet të shihet nëse ky vendim për emërimin e Umit Karan në krye të detyrës së trajnerit do të rezultojë i suksesshëm për skuadrën nga Çairi.

Leave a Reply