Valon Et’hemi fiton betejën e parë me Kukësin!

Valon Et’hemi fiton betejën e parë me Kukësin. “Panorama Sport” zbulon se FSHF i ka konfirmuar lojtarit se mund të federohet në çdo klub tjetër, duke marrë pikërisht dokumentin që i hap rrugën transferimit.

Ashtu siç ndodhi me Besar Musollin, edhe Et’hemi pavarësisht pretendimeve të Kukësit, tashmë do të vazhdojë karrierën në një skuadër tjetër.

Në fakt që disa javë më parë tetovari kishte mbëritur në Poloni për të firmosur me Zaglebie Lubin, por gjithçka u komplikua kur nga Kukësi kishin nisur një grumbull letrash me pretendime nga më banalet në aspekt të pritjeve finansiare e të drejtave mbi lojtarin!

Si pasojë marrëveshja u shty për një kohë, ndërkohë që pasi avokatë të dëshmuar bindin se Et’hemi nuk ka asnjë detyrim ndaj Kukësit, madje gjejnë arsye edhe t’i padisë për dëmet e shkaktuara, në anën tjetër u krijua hapsirë për lojtarin në adresë të të cilit mbëritën oferta tjera nga Polonia e Turqia.

Në ndërkohë Et’hemi është stërvitur individualisht për të mbajtur formën e duhur, ndërsa kur tashmë ka në duart e tij dokumentacionin e duhur, shumë shpejtë pritet që edhe zyrtarisht të nënshkruajë me skuadrën e tij të re.

22-vjeçari Et’hemi pjesë e Kukësit ishte nga vera e vitit 2017-të, ndërsa brenda periudhës 3-vjeçare, ai me skuadrën nga Verilindja e Shqipërisë zhvilloi plotë 114 ndeshje, duke realizuar edhe 14 gola.

 

Leave a Reply