Ja sa të holla pagoi Ankaraguxhu për shërbimet e shqiptarit Endri Çekiçi

Futbollisti i Kombëtares  shqiptare, Endri Çekiçi ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke u transferuar nga rradhët e skuadrës sllovene të Olimpija Ljublanës te skuadra turke e Ankaraguxhu.

Akordi ishte arritur që më herët, ndërkohë që ditën e sotme ka ardhur edhe prezantimi i futbollistit nga Pogradeci te skuadra e Superligës turke.

Çekiçi mbylli kështu aventurën në kampionatin slloven me skuadrën e Olimpja Ljubjanës, për të nisur një cikël të ri.

Nga shitja e 23-vjeçarit, Olimpja, përfitoi afro 200 mijë euro. Talenti i Kombëtares, e shikon kampionatin turk si një trampolinë, për të arritur në elitën e futbollit europian në një të ardhme jo shumë të largët.

Te Ankraguxhu, Endri Çekiçi do të rigjejë një futbollistë tjetër shqiptarë, Idriz Vocëvn, i cili gjithashtu gjatë kësaj merkatoje u transferua në Superligën turke nga rradhët e skuadrës zvicerane të Lucernës.

Leave a Reply