Ish futbollisti i Renovës i reagon ashpër Valon Berishës: “A jemi, a nuk jemi Brazil ti je i vogël me na tregu”

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar disfatën e rradhës, teksa të dielën në mbrëmje u mposht nga Sllovenia me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Këto disfata të njëpasnjëshme të “Dardanëve” kanë shkaktuar jo pak pakënaqësi në opinionin sportiv, edhe atë jo vetëm brenda Kosovës.

Një ndër ata që ka reaguar, është edhe ish futbollisti i Renovës, Faruk Statovci, i cili i ka reaguar Valon Berishës, pas deklaratës së këtij të fundit, që Kosova nuk është Brazil.

“Çdo respekt për Valon Berishën. Valoni ka ardhur bash në kohët e vështira. Por ne po flasim për atë që po e shohim në fushë. Ai nuk luan asnjëherë në pozitën e tij, ai gjithçka luan për asgjë nuk luan. Total papërgjegjësi luan Berisha. A jemi Brazil apo nuk jemi, është problem i yti, ti nuk luan në pozicionin tëndin, sepse ti je i thirrur të luash në pozitën e mesfushorit difenziv. Unë nuk po i’a mohoi cilësitë, nuk po ia mohoi dëshirën. A jem Brazil a s’jemi, ata ne e dimi se ti je i vogël me na tregu, se ti në Kosovë s’ke luajt hiç e na moti kem luajtur. Para teje u rreh topi në Kosovë, kur kem luajtur në Kosovë ti ndoshta as televizor s’ke këqyrë. Ma mirë është me i shiku punët tua, e jo me u marrë me kësi mesazhe”, – ka thënë Statovci në emisionin sportiv “Sporti Total” në KTV.

Leave a Reply