Barazimi i Kosovës, fitorja e Sllovenisë, ja si duket renditja në grupin e “Dardanëve”

Përfaqësuesja e Kosovës mbrëmë regjistroi barazimin e dytë në Ligën e Kombeve, krahas edhe dy humbjeve që ka pësuar në sezonin e ri të këtij kompeticioni, shkruan “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt në kuadër të grupit 3 të Ligës “C”, ekipi dardan barazoi pa gola në udhëtim te Greqia.

Pavarësisht rasteve nga të dyja taboret rrjetat pushuan, teksa vlen të përmendet se portieri i Kosovës, Aro Muriç, gjatë pjesës së parë priti një penalti.

Për dallim nga ndeshja në Athinë që u mbyll me rrejta të paprekura, Sllovenia në anën tjetër demoloi Moldavinë në udhëtim, duke e mundur me rezultatin 4:0.

Falë kësaj fitore sllovenët i prijnë grupit me  10 pikë, dy më shumë se Greqia e vendit të dytë, derisa Kosova me vetëm  2 pikë renditet si e treta në grup, duke lënë pas vetes Moldavinë.

Liga e Kombeve, Grupi 4 – Liga C
Renditja Tabelare
# Ekipi kombëtarë Nd. F. B. D. G-av. Pikë
1. Sllovenia 4 3 1 0 6:0 10
2. Greqia 4 2 2 0 4:1 8
3. Kosova 4 0 2 2 2:4 2
4. Moldavia 4 0 1 3 1:8 1

(Vetëm ekipi i vendit të parë siguron kualifikimin në fazën “play-off”)

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply