Dy raste të reja me Covid-19 tek Juventusi U23!

“Covid 19” vazhdon të tregohet i pamëshirshëm edhe në Botën e futbollit. Pas dy rasteve pozitive në ekipin e parë të Juventusit, pozitiv kanë rezultuar edhe dy të tjerë, kësaj rradhe te skuadra U23 e Juventusit.

Lajmin e kanë konfirmuar vetë kampionët e Italisë, përmes një postimi në Twitter.

Njëri prej tyre është mbrojtësi i krahut të djathtë, Tommaso Barbieri, si dhe një pjesëtar i stafit teknik. Në këtë mënyrë numri i të infektuarve te ekipi U23 i Juventusit shkon në 5, pasi ditë më parë pozitiv me “Covid 19” kishin rezultuar edhe trajneri Lamberto Zauli, mbrojtësi Lukas Rosa dhe një tjetër anëtari të stafik teknik.

Leave a Reply