Lëndohet portieri numër 1 i Kosovës, Aro Muriç

Portieri numër 1 i përfaqësueses së Kosovës, Aro Muriç, i cili është pjesë e skuadrës spanjolle të Girona, do të jetë jashtë fushave për tre javë të plota.

Një gjë të tillë kanë konfirmuar nga klubi spanjoll, duke njoftuar njëkohësisht se Muriç ka pësuar një lëndim muskulor në këmbën e djathtë.

Sipas stafit të tyre mjekësor, Aro Muriç do të duhet të pauzojë për plotë 3 javë, që edhe përfundimisht të rikuperohet në mënyrë të plotë.

Megjithatë 21 vjeçari pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e nëntorit të përfaqësueses së Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve, edhe atë kundër Sllovenisë në transfertë me 15 nëntor dhe Moldavisë 3 ditë më pas në Prishtinë.

Kujtojmë Muriç te skuadra e Gironas u huazua gjatë kësaj vere nga rradhët e Mançester Sitit.

Leave a Reply