Sonte fillon Liga e Kampionëve, njihuni me 11 futbollistët e rinj që pritet të shkëlqejnë

Vitin e kaluar, përveç që Bajerni i Munihut u shpall kampion, në këtë kompeticion la shenjë edhe sulmuesi i talentuar norvegjez, Erling Haaland, i cili shkëlqeu me golat e tij.

Haaland së pari shënoi tre gola kundër KRC Genk, pastaj i dha një gol Liverpullit, realizoi në duelet me Napolin (dy herë), ndërsa deri në fund të fazës së grupeve shënoi edhe dy gola të tjerë.

Paraqitjet e shkëlqyeshme me fanellën e RB Salzburg i mundësuan atij një transferim te Borusia Dortmund, te e cila skuadër vazhdoi zanatin e tij të golave, duke reaizuar 10 gola të tjerë me fanellën “verdhezi”.

Ndërkohë prestigjiozja angleze “Daily Mail” këtë sezon ka veçuar 11 futbollistë të rinj që pritet të shkëlqejnë.

Lista e 11 futbollistëve:
Xhiovani Reina (Borusia Dortmund), Eduardo Kamavinga (Ren), Ansu Fati (Barcelona), Jude Bellingham (Borusia Dortmund), Mason Grinvud (Mançester Junajted), Dominik Szoboslai (Red Bull Salzburg), Dejan Kulushevski (Juventus), Mohammed Kudus ( Ajaks), Fil Foden (Mançester Siti), Michael Cousins (Marsejë), Patson Daka (Red Bull Salzburg).

Leave a Reply