Skandal në Bosnje, Shiroki Brijeg i detyruar të luaj me 6 futbollist të infektuar me “Covid 19”!

Pandemia e “Covid 19” tashmë ka prekur gjithkund, përfshirë këtu edhe futbollin ballkanas, më saktësisht atë boshnjak.

Në elitën e futbollit të këtij vendi javën e fundit ndodhi një skandal, teksa skuadra e Shiroki Brijeg luajti me 6 futbollistë të infektuar me koronavirus përballë Sarajevës.

Edhe pse nga klubi i Shiroki Brijeg kishin kërkuar që kjo ndeshje të shtyhet, një gjë të tillë nuk kishte pranuar federata boshnjake e futbollit.

“Përveç 12 futbollistëve që më parë kishin simptoma dhe ishin vendosur në izolim, u konfirmua se edhe 6 futbollistë të tjerë që luajtën kundër Sarajevës dhe një anëtar i stafit profesional janë pozitivë për koronavirus. Kishim frikë nga një skenar i tillë dhe kërkuam një shtyrje, sepse po rrezikojmë edhe kundërshtarin tonë. Shëndeti duhet të jetë i pari”, – ishin shprehur nga tabori i Shiroki Brijeg, skuadër kjo e cila për në transfertën kundër Sarajevës kishte udhëtuar me vetëm 13 futbollistë.

Në fund fitorja i takoi Sarajevës me rezultatin 2:0, falë golave të shënuar nga Hanxhiç (39’) dhe Rahmanoviç (80’).

Pas 10 ndeshjeve të zhvilluara Sarajeva, pjesë e së cilës skuadër është edhe reprezentuesi maqedonas, Krste Vellkovski, i prinë tabelës së klasifikimit me 26 pikë, 5 më shumë se Borac Banja Luka e vendit të dytë, që ka edhe një ndeshje më shumë.

 

Leave a Reply