Ramos nuk bënë pjesë në listën e futbollistëve për ndeshjen me Shakhtar Donetsk

Ramos nuk është përfshirë në listën e futbollistëve të ftuar nga trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, për ndeshjen me Shakhtar Donetsk në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kapiteni i “mbretërve” nuk është në formën më të mirë fizike pasi pësoi një lëndim në këmbë.

“Ramos ka një problem. Ai nuk ka stërvitur me ekipin. Nuk rrezikojmë me lojtarët, ata duhet të jenë 100% gati. Ai pranoi një goditje dhe duhet të presim dhe të shohim se si ndihet”, – deklaroi Zidane.

Mbetet të shihet nëse reprezentuesi spanjoll do të jetë i gatshëm për ballafaqimin me Barcelonën në “El Clasico” që zhvillohet në fundjavën e ardhshme.

Leave a Reply