Blerja e Muriqit, gazetari italian kritikon drejtuesit e Lacios!

Vedat Muriqi gjatë merkatos së verës iu bashkua Lacios, duke arritur për një shumë prej 20 milion euro nga Fenerbahçe. Golat me skuadrën turke, por njëkohësisht edhe me përfaqësuesen e Kosovës, bindën “lacialët” për ti ofruar atij kontratë 5-vjeçare.

Fillimi nuk ishte i mbarë, pasi me të arritur në Itali, prizrenasi u infektua me “Covid19”, ndërsa gjithashtu mungoi në stërvitje bashkë me ekipin edhe pë shkak të një dëmtimi.

Në mes të këtij muaji ai arriti të stërvitet e të luajë për herë të parë me Lacion dhe deri më tani ka luajtur në tre ndeshje, mirëpo në asnjërën si titullar dhe duke mos gjetur golin.

Kjo ka mjaftuar që të vijnë edhe kritikat e para nga gazetarët italian, më konkretisht nga reporteri i “Rai Sport”, Stefano Matei. Këtij të fundit Muriqi i duket si një Kaisedo i bardhë.

“Sinqerisht nuk e kuptoj se përse e kanë blerë Muriqin, për më tepër që kushtoi 20 milionë euro. Më duket si një Kaisedo i bardhë. Kam dyshime të mëdha se ka aftësinë për të ndryshuar fytyrën e skuadrës. Në vend të Muriqit unë do të kisha shpenzuar para për një mbrojtës, në sulm të vinte një transferim me parametra zero ose që të kushtonte pak”, është shprehur Matei.

Shqiptari 26-vjeçar nga Prizreni i Kosovës në 3 ndeshjet sa është inkuadruar me Lacion (dy në Serie A, një në LK) në fushë ka qëndruar 80 minuta, ndërsa pritet që i njëjti të shpërthejë në ndeshjet e rradhës, kur edhe do të ketë më shumë hapësira nga ana e trajnerit Simone Inzaghi.

Leave a Reply