E bujshme, Ikardi rikthehet në Milano, por kësaj rradhe vishet “kuqezi”

Mauro Ikardi rikthehet në Itali, edhe atë në qytetin e njëjtë, Milano, por kësaj rradhe për tu veshur “kuqezi”. Në këtë mënyrë sulmuesi aktual i PSZH-së dëshiron ti hakmerret Interit, për mosbesimin ndaj tij.

Ikardi nuk po gjenë hapësirën e duhur te skuadra e Tomas Tushel, ndërsa mediat italiane raportojnë se Paris Sen Zhermeni dhe Milani tashmë kanë arritur marrëveshje për transferimin e argjentinasit në “San Siro”.

I gjithë ky operacion pritet që ti kushtojë Milanit diku rreth 75 milionë euro, ndërsa po të njëjtat burime bëjnë me dije se Ivan Gazidis ka dhënë pëlqimin e duhur.

Leave a Reply